Please enter at least 3 characters.

I moshuari në Lipjan shkon në QKMF me dhimbje gjoksi, aparati i EKG-së nuk funksionon

2022/02/Screenshot_2-27.png

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Lipjan, testimet për EKG nuk po funksionojnë.

E për këtë, qytetarët që po kanë probleme me zemër, po kthehen mbrapa.

Klankosova.tv ka publikuar një video ku shihet një pacient i moshës së shtyrë teksa kërkon që t’i bëhet testi për EKG, pasi që ka dhimbje në gjoks, por se mjeku i thotë se nuk bën askund.

“EKG-ja nuk është tu ba, as andej nuk është tu ba. As nuk jam drejtor as shef, jam veç mjek, ata e kanë përgjegjësi me pru EKG të re këtu edhe funksionale, kjo komunë është nuk është shpia jem që i ka 500 euro të ardhura, por ka miliona”, dëgjohet duke thënë mjeku.