Please enter at least 3 characters.

I mjaftojnë dy minuta, Wilder e nokauton Dominic Breazealen që në raundin e parë

2019/05/DeontayBreezalechamp-1.jpg
250:"NEW YORK, NEW YORK - MAY 18: Deontay Wilder celebrates after knocking out Dominic Breazeale in the first round during their bout for Wilder's WBC heavyweight title at Barclays Center on May 18, 2019 in New York City. (Photo by Al Bello/Getty Images)
12:"Getty Images

Çfarë fillimi dhe mbarimi! Askush nuk e priste të ndodhte kaq shpejt. Deontay Wilder e ka nokautuar Dominic Breazealen që në raundin e parë.

Kampioni i WBC-së në kategorinë e peshave të rënda e ka mbrojtur titullin e tij duke e përfunduar brenda dy minutash përballjen me sfiduesin e detyrueshëm.

Deontay Wilder e nokautoi Dominic Breazeale që në raundin e parë (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Të gjithë e njohin goditjen e fuqishme të kampionit të pamposhtur, ndërsa tash më së miri e di Dominic Breazeale.

Festa e Deontay Wilder pasi e mbrojti titullin (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

Ky triumf është edhe një paralajmërim për Anthony Joshuan, të cilit iu deshën shtatë raunde për të fituar ndaj Breazeale, derisa Wilder e mposhti për dy minuta.

Raundi 1

Wilder e nisi furishëm që nga fillimi duke e sulmuar kundërshtarin, i cili u desh të mbrohej dhe të priste shpëtimin nga gongu. Mirëpo, kampioni vendosi t'i jepte fund ende pa filluar mirë duke e nokautuar kundërshtarin brenda dy minutash. /Telegrafi/