Please enter at least 3 characters.

"I'll Never Love Again", balada e Lady Gagas që është pjesë e filmit "A Star Is Born"

2018/10/LadyGaga-BradleyCooper.jpg
206:"LONDON, ENGLAND - SEPTEMBER 27: Lady Gaga and Bradley Cooper attend the UK premiere of 'A Star Is Born' held at Vue West End on September 27, 2018 in London, England. (Photo by Tim P. Whitby/Getty Images)
12:"Getty Images

Lady Gaga e ka publikuar si të plotë këngën "I'll Never Love Again", e cila është një prej veprave muzikore të filmit "A Star Is Born".

Këngëtarja e famshme amerikane, më herët e ka publikuar edhe këngën "Shallow", ku merr pjesë edhe Bradley Cooper, i cili është aktor kryesor, regjisor, skenarist dhe producent i filmit.

Pjesë e filmit "A Star Is Born" është edhe Lady Gaga që luan një rol shumë të rëndësishëm.

Drama romantike muzikore është një ribërje e filmit me të njëjtin emër nga viti 1937, ndërsa Cooper debuton si regjisor në këtë film.

Krahas tij dhe Gagas, pjesë e filmit janë edhe Andreë Dice Clay, Dave Chappelle e Sam Elliott.

Filmi flet për një muzikant që pi shumë alkool (Cooper), i cili e zbulon dhe bie në dashuri me një këngëtare të re (Gaga).

“A Star Is Born” u dha premierë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venecia më 31 gusht, ndërsa më 5 tetor ka nisur shfaqjen nëpër kinematë amerikane. /Telegrafi/