Please enter at least 3 characters.

I jepet lamtumira e fundit 28-vjeçares nga Vushtrria që vdiq nga COVID-19

2021/09/Screenshot_4-4-1.png

Sot familjarët i dhanë lamtumirën e fundit 28-vjeçares, Liberta Selaci nga Vushtrria e cila ndërroi jetë mbrëmë nga COVID-19.

Ceremonia e varrimit u zhvillua vetëm në praninë e rrethit të ngushtë familjar.

Mjekët bënë të ditur se viktima ishte në javën e 25-të të shtatzënisë.

Pamjet nga ceremonia e varrimit i kanë publikuar të afërmit në rrjete sociale. /Telegrafi/