Please enter at least 3 characters.

I jashtëzakonshmi Messi rikthen shpresat e Barcelonës

2021/03/leo.jpg

Barcelona e ka barazuar shumë shpejtë rezultatin në ndeshjen kundër Paris Saint-Germainit në Parc des Princes.

Parisienët shënuan të parët me anë të Kylian Mbappe nga pika e bardhë duke ua vështirësuar punët Blaugranëve.

Megjithatë, Lionel Messi dëshmoi prezencën e tij në fushë duke reaguar shpejt për ta barazuar rezultatin.

Ai pranoi një top nga jashtë zonës dhe goditi me një trajektore që u ndal vetëm në rrjetë (37’).

Katalunasit duhet t’i shënojnë edhe tre gola të tjerë për ta dërguar ndeshjen në vazhdime. /Telegrafi/

https://twitter.com/ElForastero1982/status/1369749388986355719