I harruar nga Ancelotti, ylli i Real Madridit mund të transferohet së shpejti në Ligën Premier
06/12/2024
Ylli i Real Madridit, Fran Garcia ka marrë një ofertë nga një klub i Ligës Premier dhe mund të largohet nga Spanja në 2025. Garcia ka dështuar që të fitojë një vend në formacionin titullar të ‘Los Blancos’ që prej se u rikthye atje nga Rayo Vallecano në 2023.Reprezentuesi spanjoll kishte luftuar për të qenë zgjidhja e parë e krahut të majtë me Ferland Mendy në 2024/2025 teksa të dy lojtarët kishin numër të njëjtë të paraqitjeve në ligë.Përkundër faktit se është i barabartë me francezin në këtë aspekt, Mendy është lojtari i preferuar i Ancelottit dhe Garcia është frustruar me rolin e tij të reduktuar në ekip.


