Please enter at least 3 characters.

Hyseni: Shëndetësia do të mbetet prioritet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka takuar dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Në këtë takim është biseduar lidhur problemet dhe kërkesat e këtij raparti dhe mbështetja në të ardhmen.

I pari i Gjilanit, tregoi se me dr. Esma Mustafa, shefe e Repartit të Transfuzionit të Gjakut në Spitalin Rajonal të Gjilanit, diskutuan mbi sfidat dhe nevojat e këtij reparti me rëndësi jetike.

“Në mandatin e ri, shëndetësia do të vazhdojë të mbetet prioritet, me mbështetje të veçantë për sektorët që shpëtojnë jetë çdo ditë”, tha kryetari Alban Hyseni.