Please enter at least 3 characters.

Hyrje në sistemet kompjuterike e shpëlarje parash – ndalohen shtatë persona dhe sekuestrohen mjete të konsiderueshme materiale

2024/02/konference-Policia-e-Kosoves-pajisjet-te-reja-Patrulla-Intelegjente-foto-Ridvan-Slivova-9.jpg

Me urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se ndalimi i shtatë personave është bërë me dyshimin se janë përfshirë në kryerjen e veprave penale “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarje e parave”.

Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. /Telegrafi/