Please enter at least 3 characters.

Huthit në Jemen: Ne e kemi sulmuar Izraelin tri herë - të tjera sulme do të vijnë

2023/10/bf53ed21-9483-45f7-b32f-13d705c715f7.jpg

Siç edhe është raportuar, ka dhunë në të gjithë rajonin - në Rripin e Gazës, në Bregun Perëndimor të pushtuar, në kufirin e Izraelit me Libanin dhe gjetkë.

Dhe tani, Huthi në Jemen - qindra milje në jug-lindje të Izraelit - konfirmojnë se ata tashmë kanë lëshuar një "numër të madh" raketash balistike dhe dronësh drejt Izraelit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Zëdhënësi ushtarak i grupit, Yahya Saree, tha në një deklaratë televizive se ishte operacioni i tyre i tretë që synon Izraelin - dhe se më shumë të tjerë do të pasojnë.

Forcat Houthi "do të vazhdojnë të kryejnë operacione speciale derisa të përfundojë agresioni izraelit", tha Saree.

Javën e kaluar, Izraeli akuzoi grupin rebel jemenas të mbështetur nga Irani për lansimin e dronëve që shkaktuan shpërthime në dy qytete egjiptiane - duke thënë se ata kishin për qëllim të godasin Izraelin. /Telegrafi/