Humbja e Lazios, Tare fajëson gjyqtarin
30/11/2015
Biancocelestët humbën me rezultat 1-0, ndërsa arbitri anuloi dy gola të Miroslav Kloses.
“U ankuam sepse të dy golat, sipas nesh, ishin të vlefshëm. Në një moment delikat si ky, secila pikë është e vlefshme”.
“Më vjen keq që po flas për gjëra të këtilla, por nuk është hera e parë që kemi qenë subjekt i gabimeve të gjyqtarëve”.
“Mendoj se kjo humbje është thjesht pasojë e gabimeve në ndarjen e drejtësisë”, ka deklaruar Tare për Sky Sport Italia. /Telegrafi/


