Humb Prishtina, titulli drejt Drenasit
Bardh e kuqët kanë mposhtur ish-kampionët e Kosovës me rezultat 2-0, duke zhvilluar një ndeshje tejet të mirë.
Golin e parë për vendasit e shënoi sulmuesi Semir Zeneli në minutën e 32-të.
Pas golit të pësuar, Prishtina dominoi në lojë por assesi të arrijë barazimin, ndërsa vendasit arritën të shënonin edhe golin e dytë nëpërmjet Mërgim Pefqelit pesë minuta para fundit të ndeshjes.
Edhe tri xhiro pa përfunduar stinori, Prishtina pothuajse ka humbur gjasat për titull të kampionit pasi ka tetë pikë më pak se Ferronikeli.
Fitore të rëndësishme ka shënuar Drita si mysafire e Ferizajt 2-1, falë golave të mbrojtësve Taulant Halitit dhe Përparim Osmanit, ndërsa për Ferizajn realizoi Muhabi Bushi.
Istogu bëri një hap të madh drejt shpëtimit nga rënia në Ligën e Parë, duke mposhtur Trepçën si mysafirë me rezultat 3-0, me golat e Fatlum Gashit, Edon Mavrajt dhe Granit Arifajt.
Ndërkohë ndeshja e vetme që përfundoi pa fitues ishte ajo mes Kosovës së Vushtrrisë dhe Vëllaznimit që përfundoi baras 0-0. /Telegrafi/
Rezultatet:
Hajvalia – Prishtina 2-0
Trepça ’89 – Ferronikeli 1-3
Trepça – Istogu 0-3
Ferizaj – Drita 1-2
Besa – Drenica 3-1
Kosova (V) – Vëllaznimi 0-0


