Please enter at least 3 characters.

Hudson-Odoi tregon arsyen pse refuzoi transferimin te Bayerni

2019/11/GettyImages-1184507753.jpg
242:"LONDON, ENGLAND - OCTOBER 30: Callum Hudson-Odoi of Chelsea looks on during the Carabao Cup Round of 16 match between Chelsea and Manchester United at Stamford Bridge on October 30, 2019 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)
12:"Getty Images

Callum Hudson-Odoi ka qenë objektivi madhor i Bayern Munichut për repartin ofensivë.

Sulmuesi anglez u kërkuar shumë nga Bayerni, por Chelsea kishte refuzuar katër oferta të Bayernit.

Tani ka folur vet tinejxheri anglez duke zbuluar edhe arsyen e vërtetë pse refuzoi të transferohej në Munich.

Ka qenë pikërisht trajneri aktual i Chelseat, Frank Lampard që ka ndikuar që lojtari të vendos qëndrimin në Londër.

Callum Hudson-Odoi dhe Frank Lampard. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

“Kur flitej se Lampard po vinte te Chelsea ishte një ndjenjë jashtëzakonisht e mirë për gjithë lojtarët, sepse ai po tregonte nëpër intervista se si i pëlqente lojtarët e rinj dhe u jepte hapësira”.

“Unë mendoja në kokën time se nëse Lampard vije do të ishte e shkëlqyeshme për ne dhe kjo në fund ndodhi. Kam pasur disa biseda me trajnerin dhe në fund vendosa të mbetem te Chelsea”, ka deklaruar Hudson-Odoi.

Callum Hudson-Odoi . (Photo by Dan Istitene/Getty Images)

Bayern Munich kishte bërë katër oferta të njëpasnjëshme për yllin anglez, duke filluar nga 32, 35, 40 dhe 45 milionë euro, por që të gjitha u refuzuan nga Chelsea.

19-vjeçari tani ka vazhduar kontratën me Chelsean dhe do të jetë pjesë e klubit deri në vitin 2024. /Telegrafi/