Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: UNMIK-u është zgjatje e Rusisë (Video)

2016/07/hoxhaj-personale-1.jpg

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se prezenca e UNMIK-ut në Kosovë është e panevojshme dhe se ka mbetur si zgjatje e Rusisë.

Sipas tij, UNMIK-u është këtu për shkak të kundërshtimit rus që të ndryshohet Rezoluta 1244.

"Në këtë drejtim UNMIK-un e shoh si zgjatje të ndikimit rus në Kosovë", ka thënë Hoxhaj në emisionin "Personale" të TV Dukagjinit. /Telegrafi/