Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Platforma shtetërore synon arritjen e unitetit politik për dialogun me Serbinë

2017/04/konferenc-Enver-Hoxhaj-6-janar-foto-Ridvan-Slivova-1-e1491478611536.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka bërë me dije se platforma shtetërore për finalizimin e dialogut të Kosovës me Serbinë e miratuar nga qeveria të enjten synon arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme për të dyja palët që nënkupton njohjen e ndërsjellët në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje mundëson edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, në BE dhe në NATO.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Hoxhaj ka treguar se kjo platformë parasheh edhe krijimin e një mekanizmi të krijuar nga Kuvendi për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, por që procesi i dialogut do të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se kjo platformë synim kryesor ka arritjen e një uniteti politik mes partive në pushtet dhe atyre në opozitë për procesin e dialogut me Serbinë.