Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj në varrimin e të riut nga Mushtishti: Qeveria me hapa konkretë për rritjen e sigurisë në punë

2019/02/hoxhaj1.jpg

Zëvendëskryeministri i Kosovës Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në varrimin e Krenar Jeminit nga Mushtishti, punëtorit që humbi jetën tragjikisht në vendin e punës.

Duke i shprehur ngushëllime familjes Jemini, Hoxhaj tha se Krenari ka qenë një djalë shembullor dhe aktivist i përkushtuar i PDK-së në nëndegën e Mushtishtit.

Në një postim në Facebook, Hoxhaj ka thënë se është thellësisht i tronditur me rastin, ndërsa ka theksuar se qeveria e Kosovës shumë shpejt do të dalë me hapa konkret për rritjen e sigurisë në vendin e punës.

“Si Qeveri e Kosovës e kemi prioritet dhe shumë shpejtë do të dalim me hapa konkretë në mënyrë që të rritet siguria në vendin e punës”, ka thënë Hoxhaj. /Telegrafi/