Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj e quan ngjarje pozitive takimin Thaçi-Putin, ka disa fjalë për partitë politike në vend

2016/11/Enver-Hoxhaj-Komisioni-per-pune-te-jashteme-25-mars-foto-Ridvan-Slivova-2-e1502715046845.jpg
14:"Ridvan Slivova

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se takimi Thaçi-Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

Hoxhaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre.

Postimi i plotë:Takimi i presidentit Thaçi me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin është një moment i ri në marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. Është një ngjarje pozitive dhe njohje e realitetit të Kosovës së pavarur. Është për keqardhje reagimi i disa partive politike në Kosovë të cilët funksionojnë në skema bardhë e zi të të menduarit dhe nuk i njohin zhvillimet ndërkombëtare përtej pragut të partive të tyre.Presidenti i çdo vendi, edhe i yni, është simbol i sovranitetit në raport me botën e jashtme dhe zërat e shqetësuar duhet të jenë në Serbi dhe jo në Kosovë. Nuk ka qenë Serbia por Rusia ajo që e ka bllokuar anëtarësimin tonë në OKB./Telegrafi/