Hoxha në “Debat Plus” e quajti “idiotësi” vendimin e shteteve të BE-së për ta ndëshkuar Kosovën.
“Përtretim i një karikature të politikës së jashtme është BE. Nuk është hera e parë në histori që sillen kështu, ka raste raste që më shumë i ngjajnë komedisë se përpjekjes për të zhvillu politikë të jashtme. Edhe në Kosovë e kanë mbërri një kulmi të aftësisë artistike për të tregu sa komikë janë. Me vendosë sanksione ndaj Kosovës ka qenë idiotllëku më i madh që kanë bërë. Idiotësi komplete e një strukture që përbëhen nga 20 shtete, kanë marrë vendim unanim. Të gjithë ata shtete që kanë qenë të pranishme, ka qenë e qartë kush është dhunuesi, kush krijon pasiguri në veri, ka qenë e qartë roli i policisë dhe i bandave, kanë vendosë me i vendosë sanksione Kosovës”, tha ai.


