Please enter at least 3 characters.

Hoxha i bindur: Do të shpëtojmë

2016/01/hoxha-i-bindur-do-t-euml-shp-euml-tojm-euml_hd.jpg

Kuqezinjtë nuk arritën ta sigurojnë mbetjen në elitë përmes garave të rregullta, kështu që po pret ta mësoj vetëm emrin e kundërshtarit, përballë të cilit do të mundohet ta mbrojë statusin e anëtarit elitar. Në opsion i ka këto tri ekipe të Ligës së Parë: Gjilanin, Flamurtarin, eventualisht Fushë Kosovën.

Renditja aktuale e skuadrave në Superligë dhe në Ligën e Parë ekipin kuqezi e vë përballë Gjilanit, nëse nuk ndryshon diçka në javën e fundit.

Gjilanasit edhe vjet ishin në barazh, por nuk patën arritur të inkuadrohen në Superligë, ndërsa sivjet vazhdimisht ishin në krye të Ligës së Parë, por dështuan të inkuadrohen direkt, kështu që një gjë të tillë do të mundohen sërish përmes barazhit.

Trajneri Genc Hoxha beson se Vëllaznimi i tij do të mbetet në Superligë, pavarësisht se me cilin ekip do të luaj në ndeshjen vendimtare.

“Sipas të gjitha gjasave, do të luajmë me Gjilanin. E kam shikuar këtë skuadër dhe kam informata. Gjilani është ekip më kualitativ sesa Flamurtari, por mendoj se cilësia, përgatitja dhe të gjitha aspektet, janë në anën tonë. Kështu që, pres që ne të mbetemi në Superligë”, tha trajneri gjakovar.

Kështu, kuqezinjtë pas një edicioni të kaluar në Superligë rrezikojnë të bien sërish në Ligën e Parë dhe fajtori kryesor është kriza financiare nëpër të cilën po kalojnë