Please enter at least 3 characters.

Hoti: Njerëzit e Kosovës kanë dëshmuar shpirtin e tyre vullnetar

2020/07/Demokracia-ne-Veprim-DnV-konference-Procesi-Zgjedhor-2019-Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-20-1.jpg

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka thënë se kjo ditë u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve qe sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, theksoi se njerëzit e Kosovës, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar.

"Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi!", ka shkruar ai.

Postimi i plotë i Hotit:"Urime Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit!Kjo ditë e shënuar u dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve që sakrifikojnë interesat e tyre personale për interesat e shoqërisë dhe komunitetit dhe në të njëjtën kohë përfitojnë edhe shkathtësi, eksperienca dhe miqësi të reja anekënd botës.Njerëzit e vendit tonë, kryesisht të rinjtë e të rejat, në të gjitha etapat e rrethanat janë dëshmuar me angazhimin dhe shpirtin e tyre vullnetar.Shpresoj se vitin tjetër këtë ditë të veçantë do ta shënojmë në kushte krejt normale dhe pa pandemi!", ka shkruar Hoti. /Telegrafi/