Please enter at least 3 characters.

Hoti: Negocimi i statutit të asociacionit në Bruksel, veprim i Kurtit që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin

2022/08/konference-Avdullah-Hoti-Hykmete-Bajrami-dhe-Muharrem-Nitaj-foto-Ridvan-Slivova-4-e1659433748620.jpg

Deputeti i Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti është deklaruar lidhur me procesin e dialogut Kosovë - Serbi, ku sot në Bruksel takohet kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Hoti ka thënë se negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është sipas tij, veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin, transmeton Telegrafi.

"Sikur bisedat e sotme në Bruksel lidhur me asociacionin të ishin pjesë e “Marrëveshjes finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ndoshta do i kisha kuptuar dhe arsyetuar qeveritarët aktual. Por, pa kurrfarë premtimi për njohje reciproke, e me gjithë atë dhunë që kreu aktual i qeverisë ka përdorur për të kundërshtuar asociacionin, negocimi i statutit të asociacionit që ndodh sot në Bruksel është veprim i një politikani që shkel mbi çdo gjë për të ruajtur pushtetin", thuhet në postimin e Hotit.

Tutje, në reagim ai ka thënë se dyshon se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015,

"Pavarësisht kësaj, dyshoj se ka mundësi të arrihet diçka më e mirë se ajo që parashihet në marrëveshjen e vitit 2015, ku thuhet në mënyrë eksplicite se statuti i asociacionit duhet të marrë pajtimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës para se të miratohet nga Qeveria", thotë ndër tjera ai. /Telegrafi/