Please enter at least 3 characters.

Holanda fiton, Portugalia barazon

2016/01/holanda-fiton-portugalia-barazon_hd.jpg

Holanda po ka vështirësi në aplikimin e sistemit të ri, por kjo nuk i ndaloi ata prej fitores.

Oranje kaluan në epërsi pas 5 minutave lojë, kur Robin van Persie shënoi me asistim të Sneijder.

Në vazhdim Holanda dominoi, por kjo nuk rezultoi me ndonjë gol tjetër.

Portugalia nga ana tjetër pa Ronaldon nuk ka gjallëri. Portugezët me Postigan dhe Eder në sulm e startuan ndeshjen ndaj Greqisë, e cila përfundoi pa gola.

Këto ndeshje janë të fazës përgatitore për Botërorin, Brazili 2014, i cili fillon më 13 qershor. /Telegrafi/