Historia prekëse e Valmir Matoshit: Babai më tha se nuk më shikon më nga stadiumi, por nga vendi më i veçantë atje lart
Mesfushori Valmir Matoshi është shumë afër të bëhet kampion i Zvicrës me skuadrën e Thun.
Sidoqoftë, në një intervistë për “bluewin”, lojtari me prejardhje nga Kosova ka kujtuar babain e ndjerë, i cili ndërroi jetë vetëm në moshën 45-vjeçare pas një lufte të gjatë tetëvjeçare me kancer.
Matoshi ka ndarë dhimbjen e madhe, ku iu tregoi të gjithëve si e kishte mbështetur babai dhe që tani bën gjithçka për ta bërë krenar.
“Tashmë janë bërë tre vite, dhimbja ende është shumë e thellë. Por jam mësuar të vazhdoj, të jetoj me të”.
“Nuk ishte vetëm një baba, ishte miku im më i mirë. Gjithnjë më ka mbështetur. E ka dashur futbollin gati edhe më shumë se unë”.
“Falënderoj Zotin që ishte në gjendje të ishte dëshmitar i kontratës së parë profesionale dhe kur shënova golin e parë ndërkombëtar me Zvicrën U20 pak më vonë. Nuk mendoj se mund ta imagjinonte ndonjë lamtumirë më të mirë”.
Matoshi ka kujtuar edhe bisedën që e kishte me babain në ditën që vdiq, që ishte një ditë pas ditëlindjes së tij të 20-të: “Ishim vetëm. Ai më tha se nuk mund të më shikonte më nga tribunat, por do ta kishte ulësen më të mirë dhe të më shikonte nga lartë”.
Me Thun që po bëhet kampion, Matoshi e ka mbajtur premtimin ndaj babait që gjithnjë do ta jap më të mirën.
“Do të ishte gjëja më e mirë. Ai do të ishte krenar që kam vazhduar rrugën të cilën e nisëm së bashku dhe që gjithnjë dhashë më të mirën”.
Ndërkohë, Matoshi mund të jetë ndër prurjet e ardhshme të Kosovës, pasi në të kaluarën ka përfaqësuar vetëm grupmoshat e Zvicrës./Telegrafi/


