Please enter at least 3 characters.

Hiqet ndalesa e lëvizjes së kamionëve në rrugën Mavrovë-Dibër

2016/01/bora-mbyll-rrug-euml-n-mavrov-euml-dib-euml-r_hd.jpg

Sot nga ora 08:00 janë hequr ndalesat për qarkullim të kamionëve në rrugën Mavrovë-Dibër dhe grykat malore Pletvar, Strazhë, Bukovë dhe Gjavatë.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë informojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet në rrugë me lagështi.

Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes së automjeteve, veçanërisht nëpër grykat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/