Please enter at least 3 characters.

Himni i ‘Korpusit Rinor Azem Hajdari’: Atdheu na fton, na prit o popull… (Video)

2016/04/himni-shkoder.jpg

“Kalojmë në fusha, kalojmë në male.Marshojmë në truallin tonë.E ditë e nat për të krah nuk ndalet.Atdheu ne na fton.Na prin shqiponja, na prit o popull.Po vijmë ne për shpëtim.Dhe le të përhapet si valë rreth e rrotull kjo këngë si kushtrim, si kushtim”

Me këto vargje nis himni i “Korpusit Rinor Azem Hajdari”, që u luajt për herë të parë dje, në 25-vjetorin e 2 Prillit në Shkodër. Himni i luajtur është i “Korpusit Rinor Azem Hajdari”, e cila është një strukturë për të mbrojtur votën e Partisë Demokratike.

Të rinjtë e kësaj lëvizjeje të re mbajtën peshën kryesore të aksionit opozitar në protestën së 8 dhjetorit, ndërkohë që sipas demokratëve, ata do të kenë rol drejtues edhe në protesta të tjera.