Hidhet shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës: Ndeshja kryesore mes Gjilanit dhe Prishtinës
Është hedhur shorti për 1/8 e finales në Kupën e Kosovës në futboll.
Nga 16 skuadrat që kanë mbetur në garë, secila nga to synon që t'i shkoj në fund kësaj gare dhe në 1/8 e finales do të ketë përballje shumë interesante.
Padyshim që ndeshja kryesore do të jetë ajo mes Gjilanit dhe Prishtinës, dy skuadrat që ishin finaliste në edicionin e fundit.
Ballkani do të ketë punë me Vëllaznimin e Gjakovës, derisa Drita para adhuruesve të vet pret Rilindjën 1974.
Duel shumë interesant pritet të zhvillohet edhe në stadiumin 'Riza Lushta' ku Trepça '89 takohet me Llapin, derisa Vjosa pret 2 Korrikun.
Feronikeli '74 - Malisheva është një sfidë tjetër interesante ashtu si edhe Suhareka - Prishtina e Re dhe Dukagjini e Dinamo.
Ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohet më 3 dhe 4 shkurt të vitit 2024. /Telegrafi/
Përballjet në 1/8 e finales në Kupën e Kosovës:
Trepça '89 - Llapi
Gjilani - Prishtina
Drita - Rilindja 1974
Vjosa - 2 Korriku
Feronikeli '74 - Malisheva
Suhareka - Prishtina e Re
Ballkani - Vellaznimi
Dukagjini - Dinamo


