Hidhet shorti për 1/16 e finales në Ligën e Evropës: Ndeshje shumë të vështira për Arsenalin e Unitedin – Milani luan ndaj serbëve
Është hedhur shorti për 1/16 e finales në garën e dytë më të madhe evropiane për klube, Ligën e Evropës.
Nga faza e grupeve 24 skuadra kanë kaluar tutje, teksa tetë ekipe të tjera i janë bashkuar nga Liga e Kampionëve.
Kësisoj 32 skuadra që janë në garë për të fituar këtë garë do të përballen mes vete dhe tanimë kanë mësuar kundërshtarët.
Finalja e madhe e Ligës së Evropës do të mbahet në qytetin Gdansk të Polonisë.
Njëra nga skuadrat favorite për ta fituar këtë garë është Tottenham Hotspur, ku do të përballet me ekipin austriak Wolfsberg.
Gjiganti anglez Manchester United do të ketë një përballje tejet të vështirë, pasi do të luaj me Real Sociedadin e Adnan Januzajt.
Interesant është edhe dueli mes Benficës dhe Arsenalit, dy skuadra që luajnë rregullisht në garat evropiane.
Milan do të luaj në Ballkan, ku do të përballet me kampionin në fuqi të Serbisë, Crvena Zvezdën.
Skuadra tjetër e madhe italiane, AS Roma do të ketë një kundërshtar shumë të papërshtatshëm pasi përballet me portugezët e Bragës.
Çiftet:
Wolfsberg - Tottenham Hotspur
Dynamo Kyiv - Club Brugge
Real Sociedad - Manchester United
Benfica - Arsenal
Crvena Zvezda - AC Milan
Antwerp - Rangers
Slavia Praga - Leicester City
RB Salzburg - Villareal
Braga - Roma
Krasnodar - Dinamo Zagreb
Young Boys Bern - Bayer Leverkusen
Molde - Hoffenheim
Granada - Napoli
Maccabi Tel-Aviv - Shakhtar Donetsk
Lille - Ajax
Olympiacos - PSV Eindhoven . /Telegrafi/


