Please enter at least 3 characters.

Hidhet shorti i të tetës në Ligën e Evropës, Milan - Arsenal kryendeshja e kësaj faze

2018/02/Liga-e-Evropes.jpg

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për të një të tetën e Ligës së Evropës, ku ndeshje mes gjigantëve evropianë, Milanit dhe Arsenali është padyshim derbi i kësaj faze. 

Ceremonia e hedhjes së shortit në Nyon të Zvicrës ka filluar me kohë, pra nga ora 13:00, ku Eric Abidal dhe i zgjedhuri i UEFA-s kanë tërhequr goglat nga vazot.

Shorti i kësaj faze të rëndësishme të Ligës së Evropës ka sjell ndeshje interesante, por edhe skuadra mesatare që do të luajnë mes vete.

Ndeshja më interesante e kësaj faze padyshim se është ajo në mes të Milanit dhe Arsenalit.

Ndeshje tjetër interesante pritet të jenë edhe ato mes Marseille - Bilbao, Lazio - Dynamo Kyev dhe Atletico Madrid - Lokomotiv Moskow.

Në parim, ndeshjet e para të kësaj faze do të luhen të enjten me datë 8 dhe 15 mars në orën 19:00 dhe 21:05, me orarin e saktë të konfirmuar pas shortit.

Ekipet e nxjerra së pari nga goglat do të jenë si vendas në ndeshjen a parë.

Çiftet e të tetës së Ligës së Evropë:Lazio - Dynamo KievRB Leipzig - Zenit St. PetersbourgAtletico Madrid - Lokomotiv MoskowCSKA Moskow - Lyon Marseille - Athletic Bilbao Sporting - Lisbona - Viktoria Plzen Borussia Dortmund - Red Bull Salzburg Milan - Arsenal /Telegrafi/