Please enter at least 3 characters.

​Hidhet një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok

2016/01/sulmohet-me-granat-euml-sht-euml-pia-e-policit-n-euml-zubin-potok_hd.jpg

Rreth orës 02:40 të së mërkurës është hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, e që dyshohet të jetë granatë dore.

Rastin për Telegrafin e konfirmoi Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për veriun.

Elshani theksoi se ka pasur dëme materiale në një veturë dhe në dritaren e një shtëpie.

Ai bëri të ditur se Policia po heton rastin. /Telegrafi/