Please enter at least 3 characters.

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Zubin Potok, dëmtohet një veturë - rasti po hetohet

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Disa persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e një personi tjetër.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 01:52, në Zubin Potok.

Tutje bëhet e ditur se si pasojë e shpërthimit i është dëmtuar një automjet.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë hedhur një mjetë shpërthyes në oborrin e viktimës mashkull kosovar dhe si pasojë i është dëmtuar një automjet”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/