Please enter at least 3 characters.

Heynckess: Neuer nuk do të jetë në portë në takimin e parë me Realin

2018/04/neuer.jpg
174:"during the UEFA Champions League Quarter Final second leg match between Real Madrid CF and FC Bayern Muenchen at Estadio Santiago Bernabeu on April 18, 2017 in Madrid, Spain.
15:"Shaun Botterill

Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen gjatë javës së ardhshme në kuadër të takimit të parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.

Portieri i skuadrës gjermane, Manuel Neuer po vazhdon të stërvitet ndaras prej bashkëlojtarëve pas lëndimit të marrë muaj më parë.

Megjithëse gjërat po shkojnë mirë në rikuperimin e gardianit duket se ai nuk do të arrij të jetë në portë për ndeshjen e parë.

Futbollisti i kombëtares së Gjermanisë duket se e ka lënë pas operimin, të cilin e kreu në mes të shtatorit, ndërsa u bashkua me grupin në seancën me dyer të mbyllura për t’u përgatitur për duelin kundër Hannoverit në Bundesliga.

"Më e rëndësishmja ishte që Manu të rikuperohet siç duhej dhe çdo gjë ka ecur më së miri. Sven ka marrë një zhvillim të jashtëzakonshëm, është portieri i dytë më i mirë i kampionatit", tha trajneri Jupp Heynckess.

Ai shtoi se në portë për këtë takim do të jetë Sven Ulreich ndërsa nuk e di se kush do të qëndrojë në portë në ndeshjet e fundit të sezonit. /Telegrafi/