Please enter at least 3 characters.

Heronjtë do të vijnë në Prishtinë?

2016/01/heronjt-euml-do-t-euml-vijn-euml-n-euml-prishtin-euml_2_hd.jpg

 Ekipi i Shqipërisë do të kthehet në Tiranë pas mesnatës, nga ndeshja e ndërprerë në Beograd kundër Serbisë.

Dueli i vlefshëm për Grupin I të eliminatoreve për Euro 2016 u ndërpre para se të përfundonte pjesa e parë për shkak të një përleshje në fushë, dhe hedhjeve të gjësendeve nga tribunat.

Gazetari i “SuperSport”, Dritan Shakohoxha – nga stadiumi i Beogradit - ka njoftuar se futbollistët e Shqipërisë do të kthehen së pari në Tiranë, mirëpo më pas ekziston mundësia që më pas të vizitojnë edhe Prishtinën. /Telegrafi/