Henry: Pedro më i përshtatshëm për United se Di Maria
“Manchester United do të fitojë një lojtar të shkëlqyeshëm nëse ata mund të kompletojnë nënshkrimin e Pedros”, ka thënë Henry për The Sun.
“Ai ishte një bashkëlojtar i përkryer për mua te Barcelona, pasi ai e kuptonte lojën në krahë”, ka thënë Henry, transmeton Telegrafi. “Askush nuk ishte më i mirë në aplikimin e presionit nga krahët. Është një pozitë që është në ADN-në e tij”.
“Kjo është ngulitur në të përjetësisht në Nou Camp dhe kjo është arsye pse besoj se ai do të jetë një lojtar aq i rëndësishëm për United”.
“Ekipet e Van Gaalluajnë në një mënyrë të strukturuar. Ai dëshiron lojtarët t’i përmbahen me rreptësi pozicioneve të tyre dhe dominojnë zonën e tyre në fushë”.
“Loja e Di Maria bazohej në vrapim të lirë nga djathtas ose majtas. Ai nuk iu përshtat sistemit të Van Gaal andaj ata e shitën”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/


