Henry: Martinez do ishte përforcim i mirë për Arsenalin
16/06/2015
28-vjeçari besohet se është shumë pranë transferimit te Milani, mirëpo në garë për të është edhe Arsenali.
“Jackson Martinez do të përshtatej mirë. Por, klubi tashmë e ka Giroudin, i cili duket sikur ai me mënyrën se si luan me shpinën prapa golit”, ka thënë fillimisht Henry.
“Ai mund të jetë përforcim i mirë. Martinez ka pasur një sezon të mirë në Ligën e Kampionëve, mirëpo Arsenali ka sulmues. Në përgjithësi mendoj se sulmuesit e Arsenalit nuk luajtën keq sezonin e kaluar”, ka shtuar francezi. /Telegrafi/


