Hendbollisti i vitit shpallet me 15 janar
SHPALLJA - Bordi i FHK-së në mbledhjen e fundit për vitin 2014, morri vendim që manifestimi për shpalljen e Laueratëve te viti 2014 të organizohet orientimisht me datën 15 janar në Prishtinë. Bordi caktimin e datës për muajin janar 2015 e arsyetojë me angazhimet lidhur me aktivitetet e ngjeshura sidomos rreth organizimit të turneut kualifikues të Përfaqësueses U21 qe mbahet nga 9-11 janar 2015 ne Gjakovë.
Përveç përzgjedhjes së më të mirëve tradiocionalisht hendbollistit dhe hendbollistes, klubeve, gjyqtarëve, trajnerëve, punëtorëve sportiv, FHK-ja me qellim nderimi punën në vazhdimësi të FHK-së ka marr vendim që me kete rast te nderohen edhe disa personalitete që kanë lënë gjurmë ne organizime FHK-së si ne rrafshin e brendhshëm ashtu edhe atë ndërkombëtarë.
Prandaj në këtë solemnitet me titullin Kryetar nderi do të respektohen Mustafa Rezniqi (post mortum) dhe akademik Esat Stavileci, ndërsa me mirënjohje për vepër jetësore Xhavit Spahu (post mortum), Danjoll Grezda dhe Skender Rogova. Po ashtu me këtë rast me mirënjohje do te nderohen edhe disa veprimtar anë e kendë Kosovës për kontributin e tyre ne zhvillimin e e hendbollit.
AFATI KALIMTAR - Mini afati i rregullt kalimtar do të fillojë me datën 12 janar dhe do të jetë i hapur deri me datën 19 janar 2014, sipas vendimit të Bordit nga mbledhja e fundit e mbajtur 16 dhjetor 2014.
Mini afati kalimtar sipas Rregullores mbi regjistrimin e klubeve, lojtarëve, statusin dhe transferimi i tyre parasheh të zgjatë 7 ditë, dhe ne të cilin mund të aderojnë ne klubet e reja të gjithë ata hendbollist dhe hendbolliste të cilët nuk kanë kontrata dhe janë të lirë, apo kanë kontrata por kanë fletë pëlqimin e klubit.
Për lojtarët qe vijnë nga klubet e shteteve tjera, afati i regjistrimit vazhdon deri në muajin shkurt, saktesisht fundi i tij, kur FHK-ja obligohet ti dërgon listat ne Federatën Evropian edhe Federatën Ndërkombëtare të Hendbollit, raporton Sporti1. /Telegrafi/


