Please enter at least 3 characters.

Hendboll: Besa skuadra më e suksesshme pas pavarësimit, Kastrioti me lavdinë e të kaluarës

2019/05/besahendboll.jpg

Po i afrohemi fundit të një edicioni interesant dhe me rivalitet në kampionatin e Kosovës në hendboll. Në finale të garave shtesë (plya-offit) prej të mërkurës takohen Besa Famgas e Pejës dhe Kastrioti i Ferizajt. Bëhet fjalë për dy klubet më të mira të këtij edicioni, por po ashtu për klube që kanë rëndësi të madhe në historinë e hendbollit kosovar.

Kampionati i Kosovës (meshkujt) ka histori të gjatë e të lavdishme. Kampionati i parë është zhvilluar në vitet 1954\1955, kurse titullin e fitoi Normalisti i Prishtinës. Normalisti ka dominuar në vitet e para e më pas titulli ka shkuar edhe në qendrat tjera. Në momente të lavdishme për hendbollin kosovar, skuadrat më të mëdha si Borci i Ferizajt, Trepça e Mitrovicës, Bozhuri i Gjilanit e ndonjë tjetër kanë luajtur në nivele më të larta të ish-Jugosllavisë. Pra nuk kanë luajtur në kampionatin e Kosovës - shkruan kosovahandball.info.

Kampionati i Kosovës ka mbledhur ekipet më të mira të vendit prej pavarësimit të sportit kosovar. Pas pavarësimit skuadra më e suksesshme është ajo pejane, Besa, tani e njohur si Besa Famgas. Kampionatin e parë të pavarur e ka fituar Kastrioti i Ferizaj (1991\1992), klub ky që dikur njihej si Borci. Kastrioti ka fituar titullin edhe në vitin 1993, 2000, 2010 e 2011.

Pas pavarësimit shumë më tepër tituj të kampionit ka klubi pejan, Besa Famgas që ka dominuar thuajse plotësisht. Besa ka fituar pesë titujt e fundit, kurse kampion ishte edhe në vitin 2012. Gjashtë tituj rresht i kishte prej vitit 2002 deri në vitin 2007. Para luftës Besa fitoi kampionatin në vitin 1997 e 1996.

Kampionët e deritashëm të Kosovës në hendboll:

2017/18Besa FamgasPejë
2016/17Besa FamigliaPejë
2015/16BESA Famiglia Pejë
2014/15BESA Famiglia Pejë
2013/14BESA Famiglia Pejë
2012/13PrishtinaPrishtinë
2011/12BESA Famiglia Pejë
2010/11KastriotiFerizaj
2009/10KastriotiFerizaj
2008/09PrishtinaPrishtinë
2007/08PrishtinaPrishtinë
2006/07BESA Famiglia Pejë
2005/06BESA Famiglia Pejë
2004/05BESA Famiglia Pejë
2003/04BESAPejë
2002/03BESA Pejë
2001/02BESA Pejë
2000/01TrepçaMitrovicë
1999/00KastriotiFerizaj
1998/99     /Kampionati nuk u zhvillua për shkak të luftës
1997/98Drita (kampion vjeshtorë)Gjilan Kampionati u ndërpre për shkak të luftës 
1996/97BESAPejë
1995/96BESA Pejë
1994/95PrishtinaPrishtinë
1993/94TrepçaMitrovicë
1992/93KastriotiFerizaj
1991/92KastriotiFerizaj 
1990/91BuduçnostiPejë
1989/90TrepçaMitrovicë
1988/89Prishtina Prishtinë
1987/88VëllaznimiGjakovë
1986/87Kosova Vushtrri
1985/86BozhuriGjilan 
1984/85VëllaznimiGjakovë
1983/84BozhuriGjilan 
1982/83VëllaznimiGjakovë
1981/82Kosova Vushtrri
1980/81KNI Ramiz Sadiku Prishtinë
1979/80DeçaniDeçan
1978/79VëllaznimiGjakovë
1977/78Samadrexha Samadrexhë
1976/77VëllaznimiGjakovë
1975/76PrishtinaPrishtinë
1974/75TrepçaMitrovicë
1973/74BozhuriGjilan 
1972/73BozhuriGjilan 
1971/72ObiliqiObiliq
1970/71VëllaznimiGjakovë
1969/70Drenica Gllogoc
1968/69VëllaznimiGjakovë
1967/68TrepçaMitrovicë
1966/67BozhuriGjilan 
1965/66ObiliqiObiliq
1964/65Kosova Prishtinë
1963/62PrizreniPrizren
1962/63VëllaznimiGjakovë
1961/62VëllaznimiGjakovë
1960/61BuduçnostiPejë
1959/60NormalistiPrishtinë
1958/59NormalistiPrishtinë
1957/58NormalistiPrishtinë
1956/57NormalistiPrishtinë
1955/56NormalistiPrishtinë
1954/55NormalistiPrishtinë