Please enter at least 3 characters.

Heidi Klum flet për martesën 'magjike' me Tom Kaulitz: Më në fund e gjeta partnerin tim

2019/10/heidi-klum-1-e1570047422565.jpg
264:"HONG KONG, HONG KONG - MARCH 24: Heidi Klum and Tom Kaulitz attend the celebrating party of The Jewelry of Lorraine Schwartz, “Arts In All Its Forms” at Artus on March 24, 2019 in Hong Kong, Hong Kong. (Photo by Anthony Kwan/Getty Images for Lorraine Schwartz)
32:"Getty Images for Lorraine Schwar

Supermodelja e njohur gjermane, Heidi Klum, dy muaj më parë është martuar me të dashurin 17 vjet më të ri, kitaristin gjerman, Tom Kaulitz.

"Ishte aq e bukur dhe ishte koha më e mirë. Ne ishim në Itali për tre javë", ka thënë 46-vjeçarja ekskluzivisht për revistën People të shtunën në "Disney Land", ku ajo bëri një paraqitje për koleksionin e ri të shiritave në kokë, "Minnie Mouse".

Ylli më tej thotë se ajo dhe Kaulitz festuan deri në mëngjes me të dashurit e tyre."Unë dëshiroja që të mund të kishim më shumë njerëz. Ishte më intime", thotë Klum. "Ishte e mrekullueshme. Ne vallëzuam derisa lindi dielli, dhe ishte bukur sepse këmbët e askujt nuk po dëmtoheshin, ishte kaq magjike".

Heidi Klum (Foto: RICHARD HARBAUGH/DISNEYLAND RESORT)

Tani e kthyer përsëri në "America's Got Talent", artistja me prejardhje gjermane thotë se është më e lumtur se kurrë.

"Ne jemi shumë të ngjashëm", ka thënë Klum për burrin e saj të ri. "Ai e shijon jetën dhe është shumë bujar. Është shumë i mirë. Sapo e gjeta partnerin tim më në fund, e dini?".

Çifti rrëmbeu vëmendjen e medias për shkak të dallimit në moshë, por që kjo nuk është aspak problem për bukuroshen.

Heidi Klum dhe Tom Kaulitz (Foto: Anthony Kwan/Getty Images for Lorraine Schwartz)

Ndryshe, modelja gjermane më parë ka qenë e martuar me Ric Pipinon e po ashtu edhe me Sealin. /Telegrafi/