Please enter at least 3 characters.

Haziri: Asociacioni është kompetencë dhe përgjegjësi vetëm e institucioneve të Kosovës

2023/01/Lutfi-Haziri-raporton-para-komisionin-Parlamentar-ne-lidhje-me-menaxhimin-e-pandemise-foto-Ridvan-Slivova-5-e1677425851174.jpg

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë.

Sipas tij, orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme.

Këto deklarata ai i ka dhënë në Facebook, pas përfundimit të takimit për Asociacionin që u mbajt këtë të martë në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

“Me ftesë të ambasadorit të SHBA-së në Kosovë, shkëlqesisë së tij Jeffrey Hovenier, sot kam marrë pjesë në emër të LDK-së në takim në të cilin konfirmova mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së”.

“Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme. Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”, ka shkruar Haziri në Facebook. /Telegrafi/