Please enter at least 3 characters.

Hazard hyn në listën e 10 transferimeve më të shtrenjta në histori, Neymar mban fronin

2019/06/Neymar-top-10.jpg

Neymar është futbollisti që transferimi i tij ka kushtuar më së shtrenjti, ndërsa Eden Hazard me lëvizjen e tij te Real Madridi ka hyrë në 'top 10'.

Me një kosto prej 100 milionë eurosh, transferimi i Hazard në Real Madrid e ka vendosur atë në mesin e 10 nënshkrimeve më të shtrenjta në historinë e futbollit.

Real Madrid e kryesoi këtë listë kur ata nënshkruan me Gareth Bale për 101 milionë euro në vitin 2013, por kanë parë rekordin e tyre botëror të thyer shtatë herë që nga ajo kohë.

Në listë gjenden edhe lojtarë tjerë si Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Philippe Coutinho, ndërsa deri vonë ishte edhe Gonzalo Higuain.

Gazeta spanjolle Marca ka publikuar një artikull me 10 nënshkrimet më të shtrenjta në histori.

10 transferimet më të shtrenjta në histori: Neymar (Barcelona - Paris Sain-Germain) - 222 milionë euroKylian Mbappe (Monaco - Paris Saint-Germain) - 180 milionë euro Philippe Coutinho (Liverpool - Barcelona) - 120 milionë euro Cristiano Ronaldo (Real Madrid - Juventus) - 112 milionë euroOusmane Dembele (Dortmund - Barcelona) - 105 milionë euro Paul Pogba (Juventus - Manchester United) - 105 milionë euro Neymar (Santos - Barcelona) - 103 milionë euro   Gareth Bale (Tottenham - Real Madrid) - 101 milionë euro Eden Hazard (Chelsea - Real Madrid) - 100 milionë euro Cristiano Ronaldo (Manchester United - Real Madrid) - 96 milionë euro  

Top 10 transferimet (Marca.com)

/Telegrafi/