Please enter at least 3 characters.

Haxhiu flet për takimin e paralajmëruar Kurti-Mustafa  

2016/04/Vetevendosje-konference-Albulena-Haxhiu-foto-ridvan-slivova-01.jpg
14:"Ridvan Slivova

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa sot ka paralajmëruar mundësinë e takimit me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Por, anëtarja e Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se nuk kanë caktuar orën e takimit.

“Ende nuk është caktuar ora kur do të mbahet takimi”, është shprehur Haxhiu.

Ndryshe, sot nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka thënë se duhet t’i jepet epilog bisedimeve me Vetëvendosjen.