Havolli: Mocioni #FAKENEWS
Shefi i kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Sokol Havolli, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj tekstit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Mustafa.
Havolli, duke e quajtur mocionin të mbushur me FAKENEWS (lajme të rreme), ka prezantuar fakte për të arriturat e Qeverisë gjatë vitit 2016, transmeton Telegrafi.
Postimi i plotë i Havollit:“Mocioni është i mbushur me #FAKENEWS.Sa për ilustrim dhe të ashtuquajturën krizën e energjisë, faktet janë këto (#KosovaFacts)1) Kosova në vitin 2016 ka arritur rekordin më të lartë që nga ekzistenca e Kosovës A dhe Kosovës B në prodhimin e energjisë.2) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të lartë të eksportit të energjisë në periudhën e pasluftës3) Kosova në vitin 2016 ka pasur nivelin më të ulët të importit të energjisë.Rrjedhimisht, bilancin më të lartë pozitiv ndonjëherë pas luftës në sektorin e energjisë, Kosova e ka pasur në vitin 2016”, ka shkruar Havolli, duke prezantuar edhe një grafikon me rritjet në fushat e përmendura. /Telegrafi/


