Hasani i bashkohet Gjilanit
I fundit që është bërë pjesë e kësaj skuadre është futbollisti Fidan Hasani, i cili erdhi nga Besa e Pejës.
Hasani tregoi arsyet pse vendosi ta zgjidhte Gjilanin si ekipin me të cilin do ta vazhdojë karrierën.
“Pasi u largova nga Besa, unë isha i hapur për oferta dhe njëra ndër ofertat më serioze ishte ajo e Gjilanit. Te kjo skuadër shoh një organizim të mirë me një kryesi shumë serioze. Gjilani ka bërë përforcime të qëlluara dhe ka emëruar një trajner shumë të mirë si Sadat Pajaziti. Besoj se pas këtyre ardhjeve të reja kjo skuadër do të jetë shumë e fortë për kundërshtarët”, u shpreh Hasani për KosovaLive.
Ai po ashtu ka folur edhe për synimet e skuadrës së re, e cila tashmë do të garojë në Superligë.
“Synimi ynë do të jetë kreu i tabelës, pse jo edhe titulli kampion. Por më primare për ne është që ta fitojmë trofeun e Kupës së Kosovës”, përfundoi ish futbollisti i Besës.


