Harry Styles ndaloi performancën e tij dhe u kërkoi falje fansave, arsyeja i bëri shumë të qeshnin
Harry Styles harroi tekstin e njërës prej këngëve të tij gjatë koncertit të tij në Amsterdam, duke e detyruar të ndalonte performancën dhe të kërkonte ndihmë.
Këngëtari 32-vjeçar është aktualisht në turne për të promovuar albumin e tij të ri “Kiss All The Time, Disco Occasionally”.
Gjatë një performance të këngës Cherry, Styles ndaloi së luajturi në kitarën e tij akustike para vargut të parë dhe e shikoi publikun i hutuar.
@notyourmachinegirl He had to ask a fan how the song started 😭😭😭 #TOGETHERTOGETHER♬ original sound - DN
Ai u kthye nga grupi i tij dhe i pyeti: "Si është teksti?", derisa ende nuk po kujtonte fjalët, ai u bëri fansave të njëjtën pyetje: "Cila është vargu i parë?" Publiku menjëherë filloi të këndonte së bashku, por secili në ritmin e vet, duke ia vështirësuar atij të dallonte tekstin e saktë.
Kështu që ai eci në skaj të skenës për t'i kërkuar drejtpërdrejt një fansi tekstin. Duke u kthyer te mikrofoni, ai buzëqeshi dhe tha: "Kërkoj ndjesë për këtë", përpara se ta fillonte këngën përsëri.
Videoja e momentit u bë shpejt viral në TikTok, me fansat që e gjetën të gjithë situatën për të qeshur.
"Ai duhet të ketë qenë vërtet i çmendur mbrëmë?! Jam i lumtur që e kaloi mirë. Jeta është menduar të shijohet, ne jemi këtu vetëm për një kohë të shkurtër. Buzëqeshni, qeshni dhe dashuroni", shkroi një përdorues në komente. Një tjetër tha thjesht: "Zot, e dua", ndërsa një i tretë shtoi: "Ai është kaq i lezetshëm".


