Harry Kane ka një biznes personal që i ka ndihmuar atij të fitojë miliona euro
Biznesi i suksesshëm i Harry Kane ka kontribuar në rritjen e vlerës së tij pasi tashmë janë zbuluar shifrat e parave që ai fiton. Kane është njëri prej lojtarëve më të paguar në botën e futbollit, me një pagë prej 400 mijë eurosh në javë tek Bayern Munich.Në këtë mënyrë ai ka grumbulluar 3.6 milionë euro në paga që prej se u transferua në Bundesliga, por kjo nuk është burimi i vetëm i të ardhurave për anglezin.Sipas një raportimi nga The Sun, bashkëpunimet e ndryshme të Kane me kompanitë e mëdha botërore kanë bërë që ai të fitojë 10.8 milionë euro përmes të drejtave të tij të imazhit.
Kjo kompani quhet Edward James Investments – Edward është emri i mesëm i Kane dhe më herët ishte raportuar që kjo firmë ka vlerën e 13 milionë eurove.Më herët gjatë vitit 2024 kur The Sunday Times Rich List ‘40 kishte publikuar listën e personave më të paguar në botë, Kane ishte renditur i 35-ti me një pasuri prej 76 milionë eurosh.Por ai tani pritet që ta përmirësojë këtë shifër në më shumë se 91 milionë euro dhe nuk do të ishte befasi nëse kjo rritje do të vazhdojë edhe në 2025./Telegrafi/


