Please enter at least 3 characters.

Harry dhe Meghan shkarkojnë nga puna stafin 15-anëtaresh duke lënë të kuptohet se nuk do të kthehen më në Mbretërinë e Bashkuar

2020/02/MeghnaPrinciMarkleHarry-1.jpg
242:"JOHANNESBURG, SOUTH AFRICA - OCTOBER 02: Prince Harry, Duke of Sussex and Meghan, Duchess of Sussex attend a Creative Industries and Business Reception on October 02, 2019 in Johannesburg, South Africa. (Photo by Chris Jackson/Getty Images)
12:"Getty Images

Princi Harry dhe Meghan Markle ua kanë ndërprerë kontratat stafit 15-anëtarësh në Londër në periudhën kur po largohen nga jeta mbretërore.

Sipas Daily Mail, çifti i famshëm po e mbyllin zyrën e tyre në Pallatin mbretëro të Buckinghamit, ndërsa ekipi është njoftuar në muajin e kaluar se do ta largohen.

Një burim ka thënë për mediumin britanik se një pjesë e punëtorëve do të ristrukturohen në pozita të tjera brenda familjes mbretërore, derisa disa të tjerë konsiderohen tepricë.

(Foto: Chris Jackson/Getty Images/Guliver)

Një zëdhënës i Pallatit mbretëror ka thënë se nuk mund ta komentojë këtë situatë deri në një njoftim zyrtar.

Në ndërkohë, Meghan dhe bashkëshorti i saj janë duke jetuar në Kanada së bashku me djalin e tyre Archie Mountbatten-Windsor, ndërkohë që kanë vendosur të largohen nga pozitat e tyre në familjen mbretërore. /Telegrafi/