Harington rikthehet në Games of Thrones
Aktori Kit Harington ka folur për një rikthim të mundshëm në serinë “Game of Thrones”.
Roli i tij i Jon Snowit është vrarë në episodin e fundit të sezonit të pestë, por aktori së fundmi ka bërë të ditur se seria do të mbetet pjesë e jetës së tij për një kohë.
“Gjëja më e rëndësishme është se tani e di se sa gjatë do të jem nën kontratë”, ka thënë Harington për revistën holandeze Humo, transmeton koha.net.
Kur është pyetur se sa sezone do të shfaqet në serinë e famshme, ai është përgjigjur: “Unë nuk mund të flas për këtë. Po them se Game of Thrones do të mbetet pjesë e jetës sime për një kohë. Ndoshta kur do të mbush të tridhjetat do të jetë fundi i saj”.
Sezoni i gjashtë i Game of Thrones do të rikthehet në ekranet televizive në pranverë të vitit 2016.


