Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon O'Connell, flasin për zhvillimet e fundit në vend

2019/06/62354337_1208879679236444_7797721573535776768_o.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar takimin e rregullt me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O'Connell.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se gjatë këtij takimi është folur për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes të dyja vendeve.

Postimi i plotë:Takim i rregullt me Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe marrëdhëniet bilaterale mes dyja vendeve. Theksova se Qeveria e vendit është e përkushtuar që të vazhdojë dhe fuqizojë bashkëpunimin në shumë fusha të interesit të përbashkët si dhe e falënderova për rolin konstruktiv të Ambasadorit dhe vendit të tij, për procese të rëndësishme në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit, ekonomisë dhe çështje të tjera politike. /Telegrafi/