Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon Kryemadhin: Gëzohem që kosovarët po i rikthehen bregdetit shqiptar

2020/06/104056559_1841477072643365_2246627087008429217_n.jpg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Shqipëri.

Ai ka takuar në Durrës kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, me të cilën ka diskutuar rreth aktualitetit politik.

Haradinaj u shpreh gjithashtu se është i lumtur që qytetarët e Kosovës po i kthehen bregdetit shqiptar.

“Përsëri në Shqipëri, përsëri në Durrës. Kënaqësi të kem një bashkëbisedim me Monika Kryemadhin, Kryetaren e LSI-së, lidhur me aktualitetin politik në dy shtetet tona. U gëzova, po ashtu, të shoh qytetarët e Kosovës, që po i kthehen bregdetit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj.