Please enter at least 3 characters.

Haradinaj takon komandantin e KFOR-it - flasin për gjendjen e sigurisë në vend

2019/04/57393183_1133119400145806_8459154598773391360_n.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në një takim pune komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario.

Ai, tha se në takim është vlerësuar se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë.

"Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm",ka shkruar Haradinaj në Facebook, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:Në takim pune me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, vlerësuam se gjendja e sigurisë në Kosovë është e qetë dhe bashkëpunimi ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve vendore të sigurisë është i shkëlqyeshëm. Institucionet dhe të gjithë mekanizmat e sigurisë së Kosovës janë partnerë të përhershëm dhe të besueshëm të misionit të NATO-s për paqe dhe stabilitet./Telegrafi/