Please enter at least 3 characters.

Haradinaj-Stublla: Blerja e armëve nga Kina dhe Rusia, Serbia po paraqet kërcenim për paqen në Ballkan

2020/06/Meliza-Haradinaj-–-Stublla-foto-Ridvan-Slivova-4-e1603466423490.jpg

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj-Stubulla, ka thënë se është e shqetësuar pasi që Serbia ka blerë dron e raketa nga Kina dhe armëve nga Rusia.

Ajo thekson se blerjet e fundit shfaqin kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton Telegrafi.

“Kosova shpreh shqetësimin e saj me blerjet e Serbisë nga Kina të dronëve dhe raketave. Pas marrëveshjeve të vazhdueshme për blerjen e armëve nga Rusia, blerjet e fundit shfaqin kërcënim direkt për paqen dhe stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, një rajon që është i përcaktuar për rrugëtimin euro-atlantik”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e saj në Twitter. /Telegrafi/