Please enter at least 3 characters.

Haradinaj përkujton Myrtë Zenelin e vëllezërit Rexha

2019/05/myrte-zeneli-480x330.jpg

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar 21-vjetorin e rënies së heroit të Kosovës, Myrtë Zeneli.

Haradinaj ka kujtuar edhe 20 vjetorin e rënies së tre vëllezërve Mehmet, Ajet dhe Hetëm Rexha.

Kryeministri shkruan se për shqiptarin liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta.

Postimi i Haradinajt në Facebook:Në 21-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Myrtë Zeneli, ndër luftëtarët e parë të Shqiponjes dhe dëshmori i saj i parë. Po sot 20-vjet më parë ranë Mehmet, Ajet dhe Hetem Rexha, si dëshmi se për shqiptarin, liria e atdheut është më e shtrenjtë se jeta. Kujtojmë tre vëllezërit Rexhaj që ranë të pandarë, për ta shkruar me gjakun e tyre historinë tonë më të re, si porosi brezave për sakrificën madhore për këtë tokë! Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri! /Telegrafi/